Kryeprokurori i ri/ Gazetarja tregon skenarin: Opozita dhe PDIU bojkotojnë, zgjidhet një femër (EMRI)

Dec 15, 2017 | 9:16
SHPËRNDAJE

Debati për Kryeprokurorin e ri vijon të jetë i nxehtë mes maxhorancës dhe opozitës, ku kjo e fundit e quan veprim antikushtetues zgjedhjen e një Kryeprokurori të Përgjithshëm të Përkohshëm.

klodian-lala

Opozita po ashtu ka bojkotuar ditën e djeshme seancën dëgjimore të 7 kandidatëve për këtë post.

E ndërsa në një lidhje direkte gazetarja Klodiana Lala tha se në Prokurori flitet për kandidatin të cilin Partia Socialiste do ta zgjedhe për këtë post

“Nga burimet  nga Prokuroria thuhet që Arta Marku është kandidatja për të qenë Prokuroria e Përkoshme. Mua më kanë konfirmuar faktin që gëzon mbështetjen e socialistëve, ka mbështetjen e Felaj, dhe ka një miqësi edhe me Ulsi Manjën. Madje, Manja ka qenë një ndër personat, që e ka mbështetur fort emrin e Arta Markut,” tha Lala.

Po ashtu gazetarja Lala tregoi edhe një skenar të mundshëm, ku sipas saj, ky skenar përfshin emrin e një grua e cila ka mbështetjen e opozitës.

“Ka një zë që edhe PDIU do ta bojkotojë votimin, dhe ka një skenar të fundit që është përfolur sot, nëse do ketë një dakordësi politike, me kushtin e opozitës me 84 vota. Në fakt është një kandidaturë dhe bëhet fjalë për një grua e cila mund të arrijë të zgjidhet me konsensus.”- u shpreh Klodiana Lala.

Ndërkohë Tpz.al mëson ekskluzivisht se emri i përfolur është prokurorja Rovena Gashi, të cilës më herët i është refuzuar viza nga Ambasada Amerikane.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura