Kryeparlamentari Ruçi mesazh ngushëllimi popullit të Kosovës për aksidentin tragjik me 10 viktima: Forcë dhe kurajë për këtë dhimbje të madhe

Jul 25, 2021 | 11:49
SHPËRNDAJE

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i ka shprehur ngushëllime popullit të Kosovës për aksidentin  e rëndë në Kroaci, ku 10 persona humben jeten dhe 30 te tjere u plagosen. Ruçi kërkon më shumë forcë dhe kurajë për të përballuar këtë dhimbje të madhe.

ruci

“Me trishtim mora vesh lajmin për aksidentin e rëndë automobilistik që ndodhi në Kroaci, si pasojë e të cilit humbën jetën dhjetë qytetarë kosovarë dhe u lënduan rreth tridhjetë të tjerë. Shpreh ngushëllimet e Kuvendit të Shqipërisë dhe të miat për familjet e motrave e vëllezërve tanë që humbën jetën dhe të plagosurve u uroj shërim të shpejtë. Kurajo e forcë për të përballuar këtë dhimbje të madhe!”, shkruan në mesazhin e tij Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura