Kryen grabitje me vlerën e 200 mijë eurove, arrestohet “Duçe” shqiptar si “shef” i grupit. U kapën mbi gjysmë kg ar! Detaje

Oct 9, 2019 | 21:26
SHPËRNDAJE

Shefi organizoi inspektimet dhe planifikoi të grabitje. Ai ishte një 29 vjeçar shqiptar që e quante veten “Duçe” dhe planifikonte dhe organizonte vjedhjen e vilave kryesisht të izoluara në provincat e Torinos, Biella, Novara dhe Perugia.

ducja

Karabinierët e Rivolit arrestuan 6 persona, ndërsa një tjetër është në arrati. Grupi përbëhej nga 18 persona, të cilët kanë kryer të paktën 17 vjedhje që prej vitit 2017, 14 prej të cilave të suksesshme, ndërsa në tre raste u pikasën nga pronarët.

Grupi është i përbërë nga shtetas italianë dhe shqiptarë midis moshave 25 dhe 35 vjeç. Plaçkitjet kapin vlerën e mbi 180 mijë euro, duke përfshirë para, orë, stoli, veshje, pajisje dhe armë zjarri. Grupi ka vepruar me thika dhe shkopinj për të reaguar me forcë në rast se pronarët kundërshtonin.

Operacioni i karabinierëve është ende në zhvillim, duke synuar mposhtjen e bandës së hajdutëve të armatosur me shkopinj dhe thika që plaçkitnin vila dhe shtëpi të izoluara ndërsa pronarët flinin. Ekipi përbëhej nga 3 deri në 4 persona. 6 shqiptarë dhe 1 italian të dyshuar janë arrestuar, përveç 11 të tjerëve që ndiqen penalisht.

Në rast nevoje, grupi “rekrutoi” njerëz të tjerë të besuar për të kryer vjedhje me ta ose për të ricikluar mallrat e vjedhura. Gjatë hetimit, karabinierët sekuestruan nga një prej të dyshuarve gjysmë kilogram bizhuteri ari që mund të ishin plaçka e dhjetëra vjedhjeve.

/S.Ll/Panorama/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura