Kryengritje te Barcelona, pas Mesit një tjetër futbollist kërkon largimin

Aug 6, 2021 | 23:01
SHPËRNDAJE

Largimi i Lionel Mesit ka trazuar ujërat në shtëpinë e Barcelonës aq sa lojtarët nuk e kanë pranuar sjelljen e klubit dhe kanë ngelur të shokuar nga vendimi.

aguero

Një ndër ta dhe blerja më e re e Barcelonës, sulmuesit Kun Aguero. Argjentinasi u transferua në ‘’Camp Nou’’ vetëm për faktin se do të luante me Mesin, po planet nuk shkuan siç pritej. Gazeta spanjolle ‘’La Porteria’’ ka hedhur një bombë të vërtetë.

Sipas saj, Aguero ka kërkuar që largohet nga Barça ende pa zhvilluar një ndeshje zyrtare. Sulmuesi ndihet shumë i zhgënjyer për largimin e Mesit, dhe avokatët e tij po bëjnë çmos që Aguero të largohet që këtë verë nga Barcelona. Largimi i tillë i Mesit natyrisht që do të kishte pasoja pasi dhe vetë tifozët kanë dalë kundër klubit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura