“Kryeministrin e kemi artist që rreh artistët”- Presidenti Meta: Shembja e Teatrit 10 mijë herë e paligjshme ngado ta kapësh

May 25, 2020 | 22:50
SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta thotë se shembja e Teatrit Kombëtar është e paligjshme ngado që ta kapësh.

meta-teatri

I ftuar në “Opinion”, kreu i shtetit e konsideron kryeministrin një artist që rreh artistët.

Meta: Mua më vjen sepse nuk mund t’i jepja kënaqësinë provokatorëve dhe as lobit serb që është fuqizuar shumë në Uashington për të thënë ja Presidenti i Shqipërisë del atje dhe përplaset me policët. Ata e prishën në mënyrë të pabesë dhe të paligjshme. Është 10 mijë herë e paligjshme ngado që ta kapësh. Më intereson që Der Standard e konsideron grusht shteti, ajo gjermane e konsideron njësoj si veprimet e Hitlerit.

Unë kam marrëdhënie institucionale me Ramën. Nuk kam asnjë kanal jo zyrtar. Këto janë përralla dhe legjenda dhe nga sot e tutje nuk do të kem asnjë komunikim përveç zyrtar. Kam qenë duke çuar vajzën për në aeroport dhe jam kthyer pasi ma ka kërkuar. Kryeministrin e kemi artist që rreh artistët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura