Kryeministria pushtohet nga Rona Nishliu! (FOTO)

May 2, 2015 | 10:57
SHPËRNDAJE

Rona Nishliu ka qënë personazhi i natës së mbrëmshme në Parkun e Kryeministrisë në Tiranë, ku ka performuar këngët e albumit të saj më të ri.

Të pranishëm në këtë event kanë qënë kryeministri Edi Rama dhe gruaja e tij Linda, Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro dhe shumë të rinj por edhe njerëz dashamirës të artit.

Paraditen e sotme kryeministri ka postuar një album fotosh të bëra natën e mbrëmshme duke shkruar “Mbrëmë në parkun e Kryeministrisë që u mbush me tingujt magjikë të albumit të ri të Rona Nishliut”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura