Kryeministri rus miraton sanksionet ndaj Turqisë, çfarë përfshijnë

Dec 1, 2015 | 15:24
SHPËRNDAJE

Kryeministri rus Dimitri Medvedev të martën ka nënshkruar një urdhër të qeverisë për miratimin e sanksioneve që do të vendosen për Turqinë, pas rrëzimit të avionit rus në kufirin me Sirinë.

erdogan444

Urdhëri, i publikuar në faqen zyrtare të qeverisë, përfshin një listë të produkteve bujqësore që Rusia nuk do të importojë më nga Turqia duke filluar nga 1 Janari 2016.

Lista përfshinte fruta dhe perime, si domate, qepë, rrush dhe mollë, si dhe produkte pule.

Ajo nuk përfshin limon ose arra, të cilat Rusia i importon sasi të mëdha nga Turqia, raportojnë mediat ndërkombëtare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura