Kryeministri Rama viziton sot Kosovën, ja axhenda e takimeve

Jun 29, 2020 | 8:27
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të vizitojë sot Kosovën. Lajmin e japin kete mengjes mediat e Kosoves, te cilat shkruajne se Rama takohet me  thuajse të gjithë udhëheqësit e vendit, duke nisur nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kryeministri Avdullah Hoti, Kryeparlametnarja Vjosa Osmani si dhe liderët e partive.Edi Rama4

Vizita e Ramës po bëhet pikërisht në një situatë mjaft të vështirë nëpër të cilën po kalon vendi, pas zhvillimeve të fundit me ngritjen e aktakuzës nga Prokurori Special në Hagë ndaj presidentit Thaçi dhe liderit të PDK-së, Kadri Veseli.

Te enjten e shkuar, Rama pati një deklarim në Kuvendin e Shqipërisë ku foli gjerë e gjatë për luftën e pastër të UÇK-së si dhe për komandantët e UÇK-së të cilët luftuan drejtë dhe pastër për një Kosovë të lirë dhe sot të pavarur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura