Kryeministri Rama takon homologun egjiptian, Moustafa Madbouly! Ja marrëveshjet që u nënshkruan

Oct 23, 2021 | 16:32
SHPËRNDAJE

edirama

Kryeministri Edi Rama është takuar këtë të shtunë me homologun e tij egjiptian në kuadër të një vizite zyrtare.

Gjatë qëndrimit të tij, dy krerët e qeverisë kanë nënshkruar disa marrëveshje në fushën e muzeve, bashkëpunimin kulturor dhe atë të panairit të librit.

Marrëveshjet e nënshkruara:

  1. Memorandum mirëkuptimi mbi bashkëpunimin në fushën e muzeve ndërmjet Muzeut Historik Kombëtar të Republikës së Shqipërisë dhe Këshilli i lartë i Antikiteteve i Republikës Arabe të Egjiptit
  2. Program ekzekutiv mbi bashkëpunimin kulturor midis Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës së Republikës Arabe të Egjiptit
  3. Protokoll bashkëpunimi ndërmjet panairit të librit në Tiranë dhe Organizatës së përgjithshme të librit egjiptian
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura