Kryeministri Rama takohet me ish-presidentin Sarkozy në shtëpinë e tij në Paris: Një mik special që kam privilegjin të takohem për sfidat e Shqipërisë

Jun 16, 2021 | 19:44
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama është takuar me ish-presidentin francez Nicolas Sarkozy në shtëpinë e tij në Paris, Francë.

edi rama sarkozy

 

Lajmin e ka publikuar vetë kryeministri Rama, përmes një mesazhi të shkurtër në rrjetin social Facebook, ku thekson se takimi me një mik special, me të cilin ka privilegjin të këshillohet për sfidat e Shqipërisë dhe rajonit tonë në rrugën e zhvillimit ekonomik e social, e të integrimit europian.

edi rama sarkozy 1

Me një mik special në shtëpinë e tij në Paris, presidentin Nicolas Sarkozy, me të cilin kam privilegjin të këshillohem për sfidat e Shqipërisë dhe rajonit tonë, në rrugën e zhvillimit ekonomik e social, e të integrimit europian”, shkruan ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura