“Organizatorët janë kallëzuar”/ Rama kërcënon kontrollorët e Albcontrol: Nesër në punë ose…

Apr 7, 2021 | 20:36
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama u bën thirrje kontrollorëve që të braktisin “rrugën qorre” që kanë nisur, ndërsa organizatorët sipas tij janë kallëzuar penalisht.

edi rama emigrim

Rama i ka paralajmëruar punonjësit që të kthehen në punë nesër pasi në të kundërt sipas tij, nuk do të kenë më vend në Albcontrol.

Kryeministri Rama ne Twitter:

Apel për kontrollorët e Rinasit: Ndahuni nga ata që ju futën në këtë lojë të çmendur me zjarrin! Braktisini në rrugën e tyre qorre organizatorët e kallzuar penalisht! Kush nuk kthehet në punë nesër, nuk do gjejë më vend në Albcontrol. Koha e Rrumpallës ka vdekur dhe nuk kthehet!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura