Kryeministri Rama publikon foton me durrsakun që shërben në aeroplanmbajtësen amerikane: Më tha se Amerikën e ka shtëpi, Shqipërinë atdhe

Jan 14, 2022 | 20:19
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetin social Facebook, një foto nga stërvitja ushtarake amerikane në aeroplanmbajtësen “Harry S. Truman”, me Albin, një shqiptar që shërben në këtë flotë.

ediramaalbi

Krahas fotos, kreu i qeverisë shkruan se Albi thotë se “Amerikën e ka shtëpi, ndërsa Shqipërinë atdhe”.

Postimi i Edi Ramës:

Me Albin, durrsakun e lindur në Florida, që shërben në aeroplanmbajtësen “Harry S. Truman”, i cili thotë, “Amerikën e kam shtëpi, Shqipërinë e kam atdhe”

Më herët kryeministri Rama publikoi foto dhe video nga stërvitja e zhvilluar në brigjet e detit Adriatik. Në këtë stërvitje janë përfshirë dhe forcat detare shqiptare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura