Kryeministri Rama prezanton “kanalin” e emergjencës për të komunikuar drejtpërdrejt me të

Mar 24, 2020 | 19:42
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar një faqe në internet për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve për përballimin e situatës nga koronavirusi.

edirama

Duke e konsideruar kanal emergjence për të komunikuar drejtpërdrejt me të dhe çdo ministër, Rama shkruan se skadra speciale e platformë së bashkëqeverisjes është në dispozicion për të transmetuar me shpejtësi çdo shqetësim.

Kryeministri Rama ne facebook:

KJO KOHË ME NJË VARGMAL VËSHTIRËSISH E HALLESH NGA MË TË NDRYSHMET, KA NEVOJË PËR KOMUNIKIM TË VAZHDUESHËM MES INDIVIDIT DHE SHTETIT, PËR TË ADRESUAR SË BASHKU LLOJ-LLOJ PROBLEMESH QË LINDIN NË JETËN E PËRDITSHME TË NJERËZVE

NGA SOT JU KENI NË DISPOZICION NJË KANAL EMERGJENCE PËR TË KOMUNIKUAR DREJTËPËRDREJTË ME MUA DHE ÇDO MINISTËR, DUKE PËRDORUR AJFONIN APO KOMPJUTERIN TUAJ, DUKE E ADRESUAR HALLIN TEK www.shqiperiaqeduam.al

? SKUADRA SPECIALE E PLATFORMË SË BASHKËQEVERISJES ËSHTË NË DISPOZICION PËR TË TRANSMETUAR ME SHPEJTËSI ÇDO SHQETËSIM TUAJIN TEK UNË E MINISTRAT, QË DO TË LËVIZIM ME SHPEJTËSI PËR ZGJIDHJEN E ÇDO HALLI TË MUNDSHËM

KINI BESIM DHE DURIM, DURIM, DURIM?

I LO❤E YOU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura