Kryeministri Rama në Itali: BE mesazh dobësie me mos hapjen e negociatave. Shqipëria nuk ka asnjë rrugë tjetër përveç bashkimit të plotë me Europën

Oct 31, 2019 | 17:10
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Itali. Në konferencën e përbashkët me kryeministrin italian, Guiseppe Conte, Rama e quajti “mesazh dobësie nga ana e BE” refuzimin për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Kryeministri Rama theksoi se Shqipëria nuk ka rrugë tjetër përveç asaj të integrimit në BE, ndërsa shtoi se  vendi do të vijojë po njësoj rrugën.

rama

Duke dhënë një mesazh dobësie dhe e thënë deri në fund, një mesazh pafuqie për të mbajtur premtimet nga ana e BE, por Shqipëria nuk ka asnjë rrugë tjetër përveç asaj që është rruga e projektuar nga ruilindasit tanë dhe e ndjekur nga populli ynë, rruga e bashkimit të plotë me Europën.

Në këtë rrugë ne jemi besimplotë edhe për faktin se kemi partnerë të palëkundur si Italia. Në këtë rrugë ne do të vijojmë po njësoj. Me kënaqësi mora nga kryeministri mbështetjen e plotë për paketën ere antikrim që ne po përgatisim, ku eksperienca e Italisë mike janë në një vlerë të paçmueshme.

Në Itali janë gjysmë milioni shqiptarë dhe 31 mijë prej tyre janë titullarë kompanish private, sikundër 3.00 mijë prej tyre kontribuojnë në arkën e shtetit italian. Diskutuam edhe për fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik. Italia është faktori kryesor i huaj në tregun shqiptar. Numri i italianëve që vizitojnë Shqipërinë është në rritje, kompanitë italiane janë të mirëpritura. Vlerësojmë edhe aspektin e dijes dhe të eksperiencës që këto kompani sjellin”, tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura