Kryeministri Rama mbledh shtabet elektorale dhe drejtuesit politikë. Ja porosit që dha

Sep 28, 2020 | 9:31
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me shtabet elektorale dhe drejtuesit politik në qarqe. Takimi u zhvillua që në orët e para të mëngjesit.

 

rama me grupin e ps

Takimi vjen vetëm pak ditë para se kodi zgjedhor të shkojë në Kuvend për miratim.

Sipas News24, mësohet se Rama ka dhënë porosi sa i përket punës që duhet të vazhdojë për fushatën elektrale për të mbështetur PS në zgjedhjet e 25 prillit.

Po ashtu Rama ka kërkuar një punë më të vazhdueshme dhe intensive.

Ndërkohë një ditë më parë Opozita e Bashkuar ka dërguar në Këshillin Politik draftin për hapjen 100% të listave. “Panorama” mëson se në draft opozita kërkon që të ruhen koalicionet siç janë në ligjin aktual, ndërsa përsërit kërkesën për t’iu drejtuar ODIHR-it për mosmarrëveshjet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura