Kryeministri Rama i kërcënoi se do t’u heqë rrogat, deputetët socialistë nuk “zënë mend”, zbrazin sallën e parlamentit

Apr 21, 2022 | 13:48
SHPËRNDAJE

Pavarësisht ultimatumit të kryeministrit Edi Rama për të qenë prezent në seancat parlamentare, ditën e sotme deri në orët e mesditës kanë rezistuar vetëm pak prej tyre.

Teksa deputetët marrin fjalën me radhë në foltoren e Kuvendit, ajo që vihet re në ulëset para tyre, është fakti se vetëm një pjesë vijojnë të qëndrojnë në sallë.

Ndërsa pjesa tjetër kanë zgjedhur të marrin një pushim paska të gjatë duke u larguar pak pasi vetë kreu i qeverisë la sallën.

Kreu i qeverisë ka paralajmëruar se për deputetët që nuk marrin pjesë në votime apo që nuk qëndrojnë në sallë kur zhvillohen debatet politike, se do të ketë dhe ndëshkime, duke filluar me heqjen e pagës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura