Kryeministri Rama dhe kabineti i ri qeveritar betohen sot para Presidentit Meta

Sep 18, 2021 | 8:10
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij do të betohen te Presidenti i Republikës, Ilir Meta ditën e sotme në orën 10:00.

sot

Ceremonia e betimit do të zhvillohet në ambientet e Presidencës, ku do të jenë të pranishëm të gjithë ministrat e rinj të kabinetit “Rama 3”, mes të cilëve 12 gra dhe 5 burra, përfshirë kryeministrin.

Qeveria e re mori votëbesimin në seancën maratonë, e cila filloi në orën 10:00 të së enjtes dhe përfundoi mëngjesin e të premtes. Kabineti i ri qeveritar mori 77 vota pro, 53 kundër dhe 1 abstenim.

Kujtojmë që me nismën e Partisë Socialiste Kuvendi shkarkoi me 104 vota pro Presidentin Ilir Meta, me argumentin që ai kishte bërë “shkelje të rënda të Kushtetutës”. Megjithatë kreu i shtetit vijoi detyrën pasi nuk pati një vendim nga Gjykata Kushtetuese, që do të vuloste fatin përfundimtar të Ilir Metës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura