Kryeministri Rama darkë me Hashim Thaçin për…Kerrin

Feb 5, 2016 | 22:43
SHPËRNDAJE

Kryeministri, Edi Rama po drekon me zv.kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi për të diskutuar për çështjet që kreu i qeverisë shqiptare i konsideron “punët e vitit” dhe vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit në Tiranë, Xhon Kerri.

edi-rama-prishtine-fotot-xhemail-sllovinja-4

“Darkë vëllazërore me Hashim Thaçin për punët e vitit në rrugën e bashkëpunimit mes nesh dhe vizitën e afërt të Sekretarit të Shtetit në Tiranë”, shkruan Rama në Twitter.

Xhon Kerri ka paralajmëruar se do të vizitojë Shqipërinë më 14 shkurt.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura