Kryeministri kroat reagon pas aksidentit tragjik me 10 viktima: Jemi me popullin dhe autoritetet e Kosovës

Jul 25, 2021 | 10:39
SHPËRNDAJE

 

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç ka ngushëlluar popullin e Kosovës pas aksidentit të rëndë në Slavonski Brod, ku një autobus nga Kosova është aksidentuar.

ddc8a827-2735-437c-b4f1-30694e891501

Raportohet për së të paktën 10 të vdekur e 30 të lënduar, ndërsa kreu i qeverise kroate thote se eshte me popullin e Kosoves.

“Me trishtim të madh morëm lajmin për një autobus që u aksidentua afër Slavonski Brod në të cilën humbën jetën 10 persona. Mendja jonë është te familjet e viktimave, autoritetet dhe popullin e Kosovës, të cilëve u shprehim ngushëllimet tona të thella. Shpresojmë që pasagjerët e lënduar të shërohen më shpejt”, ka shkruar kryeministri kroat Andrej Plenkoviç në Twitter.

Ai ka thënë se ka biseduar me Ministrin e Brendshëm të Kroacisë, Davor Bozhinoviç dhe me atë të Shëndetësisë, Vili Berosh. Ata janë nisur për në Slavonski Brod për të kuptuar nga afër gjendjen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura