Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u drejtohet serbëve në gjuhën e tyre, kërkon propozime dhe sugjerime

Jun 21, 2022 | 23:23
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Kosovës u është drejtuar qytetarëve të komunitetit serb në Kosovë në gjuhën e tyre, ku flet për rezultatet në përmbylljen e tremujorit të parë të vitit të dytë të qeverisjes Kurti.

288806044_1215880802505840_5129865189736267065_n-600x360

Në videon e publikuar në faqen zyrtare të qeverisë së Kosovës, Kurti thotë se ka qenë dhe mbetet prioritet zhvillimi ekonomik, duke shtuar se politikat e qeverisë së tij kanë dhënë rezultate pozitive.

Mes sukseseve të qeverisë së tij, Kurti përmend dhe rritjen e pagës minimale, ndërkohë që adreson edhe rritjen e çmimeve në muajt e fundit. Ai thotë se Kosova varet nga importet, duke u shfajësuar për rritjen e çmimeve.

Po ashtu, përmend dhe politikat sociale të qeverisë së tij që lidhen me mbështetjen e pensionistëve, studentëve, punëtorëve dhe qytetarëve gjatë muajve të fundit të krizës.

Teksa përmend dhe çështje të tjera, përfshirë vizitën në SHBA, Kurti duke iu drejtuar qytetarëve, u ofron bashkëpunim dhe thotë se është i hapur për propozime dhe sugjerime.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura