Kryeministri i këtij vendi ballkanik ishte i vetmi në botë që uroi Trumpin për fitoren ndërkohë që rezultatet treguan…

Nov 8, 2020 | 14:37
SHPËRNDAJE

Kryeministri slloven Janez Jansa ishte i pari që uroi Donald Trump për fitoren në zgjedhjet presidenciale të mërkurën megjithëse votat nuk ishin numëruar ende dhe rezultati më vonë tregoi të kundërtën.

JANSA-TRUMP-SLOVENIA

Që nga gabimi i tij atë ditë, Jansa ka bërë postime të njëpasnjëshme në Twitter për teori konspirative dhe duke akuzuar Demokratët për mashtrim masiv të votuesve.

Reagimet vijnë në mes të protestave të ashpra në vendin e tij. Duke zgjedhur gjuhën Trumpiste, temat përfshijnë dënimin e supozuar të korrupsionit të mediave kryesore dhe duke e konsideruar të pa drejtë që votat të numërohen vetëm në zona të vogla në SHBA. Ai pretendon se gjykatat përfundimisht do të vendosin në favor të Trump.

Organizatat e lajmeve që mbështesin Jansa, të tilla si e djathta ekstreme Nova24, kanë ndjekur shembullin e tij, duke postuar raporte fiktive rreth mashtrimit të votuesve, të paktën kështu pretendon Foreignpolicy.

Në disa mënyra, gabimi nuk ishte befasues. Jansa është një udhëheqës i ekstremit të djathtë i cili ka udhëhequr një fushatë kundër emigrantëve, ka kryer gjashtë muaj burg pas mandatit të tij të dytë si kryeministër për korrupsion para se Gjykata Kushtetuese e Sllovenisë të rrëzojë dënimin e tij dhe është një aleat i ngushtë i kryeministrit hungarez Viktor Orban.

Ai ka qenë një mbështetës i fortë i Trump, duke bërë thirrje para zgjedhjeve për ta votuar atë dhe duke u mbështetur në lidhjet me zonjën e parë amerikane e lindur në Slloveni, Melania Trump.

Mbetet për t’u parë nëse Jansa do t’i kthejë mbrapsht fjalët e tij dhe përfundimisht do të përgëzojë presidentin e zgjedhur të ardhshëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura