Koronavirusi/ Kryeministri i Izraelit hyn në vetizolim, ja çfarë tha për mediat

Mar 30, 2020 | 14:26
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, do të hyjë në karantinë.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu

Vendimi per veteizolimin e kryeministrit izraelit vjen pasi një keshilltare e tij ka dalë pozitive në testin për koronavirus, raporton gazeta Haaretz.

Rivka Paluch, këshilltare e Netanyahut për cështjet ultra-ortodokse, ka rezultuar positive me koronavirus.

Netanyahu ka thënë për mediat vendase se do të vetë-karantinohet me qëllim që të mos ketë rrezik nga virusi.

Zyra e tij tha se ai do të hyjë në karantinë së bashku me këshilltarët e tij të ngushtë.

Zyra e Netanyahut po ashtu tha se kjo është një masë paraprake.

Mësohet se Paluch ka qenë në një sallë ku janë marrë vendime pikërisht për situatën e koronavirusit dhe se mund ta ketë shpërndarë koronavirusin.

Zyra e Kryeministrit më parë kishte konfirmuar se Paluch u takua me Netanyahu të enjten, por tha se “u mbajt distanca e duhur”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura