“Kryeministri i falimentuar i Rilindjes ka vetëm një gjë në tru: ‘Shtetin e mikut”

Feb 7, 2018 | 19:45
SHPËRNDAJE

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka sulmuar sërish kryeministrin Rama. Vasili me anë të një statusi në Facebook ka shkruar se Rama është një kryeministër i degraduar dhe është antishtet.

“Qytetarët nuk duan të fusin mik as shtetin e falimentuar e të korruptuar të kryeministrit dhe as gjithfarë sekserësh të pacipë. Qytetarët duan thjesht standarde e ligje dhe zgjidhjen e problemeve ne baze te tyre pa nevojen e askujt”, shkruan ndër të tjera Vasili.

petrit vasili1

Reagimi plotë

Kryeministri i degraduar antishtet njeh vetëm MIKUN, jo ligjet.

Kryeministri antishtet, i kapur dhe i kriminalizuar, e urren që të ndërtojë shtet që funksionon me ligje dhe rregulla.

Kryeministri i falimentuar i Rilindjes ka vetëm një gjë ne tru: “SHTETIN E MIKUT”.

Këtë antishtet e urrejnë shqiptarët.

Qytetarët nuk duan të fusin mik as shtetin e falimentuar e të korruptuar të kryeministrit dhe as gjithfarë sekserësh të pacipë.

Qyetarët duan thjesht standarde e ligje dhe zgjidhjen e problemeve ne baze te tyre pa nevojen e askujt.

Kryeministri i degraduar ka ne mendje vetem shtet-tepsine private te tij, ku ai dhe ministrat e tij per sevap ju zgjidhin ndonje hall njerezve, ne nje kohe qe ua kane per detyrim te madh.

Ja lexojeni kryeministrin e lajthitur se ç’thote:

‘Të marrësh 3 minuta, në vend se të kërkosh mik, në vend se të japësh lekë apo zgjidhja të vjen në rrugë të vjetra, ti e zgjidh vetë problemin tënd duke futur mik qeverinë e Republikës së Shqipërisë, ministren e qeverisë për sektorin.’

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura