Kryeministri Hoti pret Taulant Ballën: Bashkëpunim për menaxhimin e pandemisë dhe nismave për rimëkëmbjen e ekonomisë

Jul 21, 2020 | 10:58
SHPËRNDAJE

Balla-HotiKryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka pritur sot në një takim, kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Qeveria e Kosovës për këtë takim ka publikuar një njoftim zyrtar sipas të cilit thuhet se Hoti dhe Balla kanë diskutuar rreth bashkëpunimit të gjithanshëm mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Në fokus të takimit ka qenë dhe situata e krijuar nga COVID-19, ku mësohet se kryeministri Avdullah Hoti ka folur rreth përpjekjeve për të rimëkëmbur ekonominë e dy vendeve.

“Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti prit sot në takim kryetarin e Grupit parlamentar të Partisë Socialiste në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, z. Taulant Balla, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin e gjithanshëm ndërmjet dy vendeve tona.

Kryeministri Hoti foli për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, me theks të veçantë në menaxhimin e pandemisë Covid 19 dhe në përpjekjet për rimëkëmbjen ekonomike.

Duke e vlerësuar rolin e diplomacisë shqiptare për Kosovën, kryeministri Hoti e falënderoi kryetarin Balla sidomos për kontributin e deputetëve të Shqipërisë në Parlamentin Evropian”, thuhet në njoftimin zyrtarë të qeverisë së Kosovës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura