Kryeministri “hedh në erë” integrimin, Tritan Shehu: Maskon të vërtetën, fajëson Evropën

Oct 3, 2019 | 14:47
SHPËRNDAJE

Tritan-Shehu

“Sot Rama goditi rende aspiraten tone drejt Europes perpara 42 “deputeteve pupace” duke kerkuar te maskoje te verteten e bllokimit te integrimit tone prej vitit 2015, duke fajesuar Europen per kete”.

Keshtu thote ish deputeti i PD Tritan Shehu, duke iu referuar deklaratave te Kryeministrit ne Kuvend kete te enjte.

Postimi i Tritan Shehu:

Kryeministri antieuropeist “hedh ne ere” integrimin.

Sot Rama goditi rende aspiraten tone drejt Europes perpara 42 “deputeteve pupace” duke kerkuar te maskoje te verteten e bllokimit te integrimit tone prej vitit 2015, duke fajesuar Europen per kete.

“Argumentat” e tij, “gjethja e fikut” qe perdor, mungesa qofte dhe e nje reflektimi minimal per problemet e medha te vendit, qe cuan se fundmi ne 9 kushtet ndaj nesh, tregojne se ai me koshience po demton kete proces jetik.

Akuzat e ironite provokative te perdorura perseri sot ndaj vendeve te BE, jane te qellimeshme e flasin per nje vizion te tij antieuropeist, per nje strategji cinike te mbajtjes se Shqiperse larg familjes europiane.

E analizuar kjo ne nje kontekst me te gjere te preferencave, lidhjeve strategjike, apo te kushtezimeve te tij nga vende Lindore, plotesojne dhe qartesojne prioritetet politike te kesaj Qeverie.

 

Pa dyshim keto jane ne themel te deformimit te demokracise sone, te pushtetit autokratik qe ai po konsolidon ne Shqiperi per te sunduar ketu si nje autoktrat Lindor.

Ky eshte objektivi i tij paresor, diametralisht i kundert me vlerat e demokracise Perendimore e Europiane ne te cilat ne besojme, qe u cfaq dhe sot si nje ogur i keq per Shqiperine.

Ky ogur rrezikon te behet realitet per aq kohe sa shqiptaret do ta lejojne te avancoje pa reaguar masivisht e me energji per ta ndalur ate.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura