“Kryeministri është në akuzë direkte”, Vasili – Ramës: Mos hetimi për 21 shtatorin rivrasje e 51 viktimave

Dec 1, 2019 | 18:26
SHPËRNDAJE

“Mos hetimi i Kryeministrit per 21 shtatorin eshte rivrasja e 51 viktimave te 26 nentorit”, kështu e nis shkrimin e tij në facebook, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, i cili thekson se Rama është në akuzë direkte pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit.

Petrit-Vasili

Vasili shkruan se pas 21 shtatorit nuk u mor asnjë masë, e cila mund të evitonte mjaft humbje jetësh njerëzore në tërmetin e fundit të 26 nëntorit.

Më poshtë nënkryetari i LSI-së rendit edhe 8 arsyet pse është në akuzë kryeministri Edi Rama, ku sipas tij një pjesë të përgjegjësisë e ka edhe Prokuroria, e cila ende nuk ka filluar hetimet për veprimet ose mosveprimet e Ramës.

Postimi i plotë:

Mos hetimi i Kryeministrit per 21 shtatorin eshte rivrasja e 51 viktimave te 26 nentorit!!

Zbardhja e tragjedise se 26 nentorit fillon nga hetimi i pergjegjesise penale te Kryeministrit per termetin e 21 shtatorit!!

Kryeministri Edi Rama eshte sot nen akuze direkte pas termetit shkaterrimtar te 26 nentorit.

Ky termet i 26 nentorit ishte kronike e nje fatkeqesie te paralajmeruar, qe ne 21 shtator kur termeti shume i rende goditi vendin.

Ministrja e Mbrojtjes Xhacka deklaroi publikisht ne 23 shtator se 915 banesa u demtuan.

Situata pas 21 shtatorit ishte teper e rende, sepse ky ishte termeti me i rende i 30 vjeteve te fundit.

Megjithate pas 21 shtatorit nuk u mor asnje mase, e cila mund te evitonte mjaft humbje jetesh njerezore ne 26 nentor.

Kryeministri eshte sot nen akuze sepse ishte pergjegjesia e tij direkte te merrte masat e detyruara me ligj,qe do te evitonin humbjen e shume jeteve njerezore ne 26 nentor ndaj ai duhet te pergjigjet sot perpara drejtesise sepse :

1.Nuk shpalli Gjendjen e Fatkeqesise Natyrore megjithese vendi u perball me nje katastrofe te jashtezakonshme ne 21 shtator.

2.Nuk izoloi ndertesat e demtuara rende dhe teper te rrezikuara.

3.Nuk evakuoi banoret nga ndertesat e demtuara dhe per pasoje teper te rrezikuara per jeten e qytetareve.

4.Nuk mobilizoi nje ekspertize nderkombetare te kualifikuar per evidentimin e ndertesave te demtuara rende.

5.Nuk mori asnje mase per plotesimin e Rezervave te Shtetit me te gjithe materialet e nevojshme per perballimin e situatave te tilla.

6.Nuk ju drejtua per ndihme asnje shteti apo institucioni nderkombetar per plotesimin dhe gadishmerine ekipeve te shpetimit, qe rezultonin ne nje gjendje te mjere.

7.Nuk ngriti Agjensine Kombetare te Emergjences Civile e cila nuk ishte ngritur fare perpara 21 shtatorit edhe pse ligji i Emergjencave Civile ishte miratuar qe me pare dhe u ngrit ne 27 nentor pas termetit te dyte te tmerrshem.

8.Nuk u moren fare ne konsiderate nga kryeministri dhe nuk u be asgje lidhur me kerkesat e qarta dhe te drejtperdrejta te Presidentit per gadishmerine e perballimit te situatave emergjente nga termeti si edhe ato te dates 23 shtator,kur u kerkua vleresimi i ndertesave dhe kerkesa per ndihme Agjensise Atomike.

Prokuroria shqiptare sot eshte perballe nje pergjegjesie te rende sepse:

1.Akoma nuk ka filluar hetimi per mosveprimet e kryeministrit lidhur me katastrofen e 21 shtatorit.

2.Ka lejuar prishjen e banesave pa perfunduar deri ne fund hetimi i tyre duke krijuar terenin per prishjen dhe fshehjen e provave.

3.Nuk ka filluar hetimin per veprimet dhe mosveprimet e kryeministrit lidhur me termetin e tmerrshem te 26 nentorit.

Prokuroria po behet nje bashkefajtore e hapur dhe do te pergjigjet edhe ajo per cdo vonese.

Te gjithe e njohin ligjin dhe te gjithe po shenojne gjithshka.

Fshehja e Fajtorit dhe e te vertetave eshte rivrasja e dyte e 51 qytetareve te pafajshem qe humben jeten ne 26 nentor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura