“Kryeministri është i tmerruar nga personaliteti im dhe i zt. Berisha” – Presidenti Meta: Basha politikan evropian. Rama i vendos çizmet në qafë…

Apr 8, 2021 | 22:06
SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta thotë se kryeministri Edi Rama është i tmerruar nga personaliteti i tij dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

metaaaaaa

Meta thekson se kryeministri nuk ndërton dot raporte partneriteti me të tjerët dhe se raportet e tij janë vetëm me pushtetin.

Kreu i shtetit thekson se Rama krijon “marrëdhënie të shtypjes dhe të vendosjes së çizmes në qafën e vartësve”.

“Kryeministri Rama është i tmerruar nga personaliteti im dhe i zotit Berisha, por ngaqë i njoh dhe të gjithë politikanë e tjerë në këto 30 vite për shkak të eksperiencës.

Kuptohet që zoti Berisha është një nga personalitet më të  politikën shqiptare dhe zoti Rama nuk mund të ndërtoj dot raporte partneriteti me të tjerët, qoftë me kundërshtarët apo ata që mund të ketë në koalicion. Partneriteti është i llojeve të ndryshme bazuar mbi disa parime, mbi disa norma. Ai ka gjithmonë marrëdhënie të tilla të cilat kanë të bëjnë thjeshtë me raportin me pushtetin.

Kur ai ka pushtet dhe mendon që të tjerët janë nën pushtetin e tij ka marrëdhënie të shtypjes të vendosjes së çizmes në qafën e vartësve.

Jo nuk e shqetëson  sepse personalitet i zotit Basha është  një personalitet i një politikani në Bashkimin Europian. Zoti Rama, si një politikan tipik i modelit lindor autoritar, i stilit bizantin, i cili përmbysur gjithë rregullat e lojës.

Më 25 prill, askush nuk do ketë  shans të tjetërsojë vullnetin e popullit. Qytetarët shqiptarë nuk do të lejojnë që vendi i tyre te shkoje ne greminë, shqiptarët me zgjedhjet e 25 prillit, do bëjnë ‘restart’ të demokracisë dhe të vendit të tyre.

Zbatimi i Reformës në Drejtësi, është kthyer në ‘Ramaformë’. Çdo ndryshim i Reformës do ndodhi në Parlament dhe me partnerët tanë ndërkombëtare dhe derisa të ndodhi kjo do zbatohet legjislacioni aktual.

Çkapja e shtetit dhe e Reformës në Drejtësi do të ndodhi në 25 prill, kjo është e padiskutueshme”, tha Meta në Syri.tv.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura