Kryeministri Edi Rama publikon shifrat: Ja sa qytetarë janë vaksinuar deri tani

Jun 7, 2021 | 21:08
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se numri i personave të vaksinuar deri tani ka shkuar në 800 mijë persona.

vaksinimi-lezhe-rama-te moshuar (10)

Shifra është publikuar nga kreu i qeverisë në Facebook, ndërkohë që procesi vazhdon në gjithë Shqipërinë.

Ashtu sic është deklaruar edhe më herët, qeveria ka vendosur si synim që brenda muajit qershor të vaksinohen 1 milionë qytetarë.

Sot Ministria e Shëndetësisë njoftoi se nga 2103 testime kane rezultuar pozitive pese persona, ndersa nje pacient humbi jeten.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura