Kryeministri Edi Rama nxjerr pamjet: Ja kur do të nisë linja e madhe unazore në Tiranë

Jul 25, 2021 | 8:17
SHPËRNDAJE

Në muajin gusht do të nisë nga puna linja e madhe unazore në Tiranë me 66 stacione. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili këtë mëngjes ka publikuar pamjet e flotës së re të autobusëve hibridë.

“MIRËMËNGJES dhe me gjeneratën e re të transportit publik, autobusët hibridë elektrikë që do të hyjnë në shërbim për Tiranën e gjelbër e të pastër, ju uroj një të dielë të bukur.

në Gusht nis linja e madhe unazore 13.2km me 66 stacione”, shkruan Rama.

Nje dite me pare Bashkia e Tiranës prezantoi  linjën e re të autobusëve hibridë dhe elektrikë në Tiranë. 20 autobusët e parë “Go Green” mbërritën në sheshin “Nënë Tereza” dhe sipas Bashkis së Tiranws brenda muajit gusht do të futen në qarkullim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura