Rama grave në Divjakë: Nëse burri nuk i’u mbush, votën e keni të fshehtë, votoni PS-në dhe shëndet

May 24, 2015 | 22:15
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot kandidatin e Partisë Socialiste në Divjakë, Fredi Kokoneshi. 

Sipas tij zgjedhjet e 21 qershorit janë për qytetin dhe fshatin dhe nuk mund të jenë zgjedhje politike.

Kryeministri Rama

Duke iu referuar premtimeve të Partisë Demokratike ai tha se sido që të dalin zgjedhjet e 21 qershorit, PD-ja nuk mund të mbajë premtimin për grisjen e hartës së re territoriale, pasi ajo është votuar në Parlament.

“Vota e 21 qershorit është për familjen. Ndërsa SHQUP u thotë votoni për ne se nuk durohet më kështu pa ndërtime pa leje. Të kthehemi aty ku ishim dhe kush gjen shesh të bëjë përshesh. SHQUP thotë votoni për ne se nuk ka kuptim që mësuesi dhe polici që marrin nën 1 milion lekë të vjetra të paguajnë më pak taksa seç paguanin. Të kthehemi te koha e atyre që paguante më shumë furra e bukës në Divjakë sesa 15 katëshi në Tiranë. Nëse të gjitha këto hanë diskutim, çfarë lidhje kanë këto me 21 qershorin? Çfarë lidhje kanë këto me bashkinë dhe këshillin bashkiak?”, tha Rama.

Në fund ai përsëriti edhe thirrjen e zakonshme për gratë e Divjakës. “Kush ka burrin demokrat ti thotë: o burr në 21 qershor s’do votojmë për të tundur shkopin e SHQUP, por për çerdhen. Kur burri nuk mbush, vota është e fshehtë. Votoni Partinë Socialiste dhe shëndet”. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura