“Kryeministri do marrë 90% të vlerës”- Berisha denoncon skandalin me Portin e Durrësit: Rama dhe bashkëvjedhësit e tij duan të fshehin fitimet në parajsat fiskale të mafies botërore

Aug 15, 2022 | 12:37
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha sot ka denoncuar sot atë që e quan aferë dhe megaskandal, bëhet fjalë për projektin e Portit të Durrësit. Në një dalje për mediat, Berisha u shprej se Rama dhe bashkëvjedhësit e tij duan të fshehin fitimet në parajsat fiskale të mafies botërore.

 

“Kjo aferë ose ky megaskandal është e tillë, që askush nuk njeh, meqë kompania është ofshore dhe kjo është e ndaluara me ligjet e vendit, që kompani të tilla të marrin pronat e publike të shqiptarëve. Kjo bëhet ser Rama dhe bashkëvjedhësit e tij duan të fshehin fitimet në parajasat fiskale të mafies botërore.

Së treti në këtë aferë Edi Rama u thotë shqiptarëve se Shqipëria fiton 300 mln, në një kohë kur vetë trualli në pozicionin me të avancuar të qytetit të Durrësit kushton jo më pak se 3 mld euro.

Pra nëse pronarët e trojeve në Shqipëri japin truallin për zhvillim ndërtuesve, sipas zonave me një përqindje nga 20-50 përqind, Edi Rama u lë shqiptarëve vetëm 10%, kurse Rama merr vetë 90% të vlerës. Ky është një superskandal. Tejkalon cdo imagjinate. Por a është vetëm kjo gjoba e shqiptarëve që i bën me këtë aferë

Rama i privon ata nga porti shekullor, përfitimet marramendëse, ai ka shpallur se do ndërtojë një port të ri, që shkon afërsisht 2 mld euro. Pra shqiptaret duhet të paguajnë nga paratë e taksave të tyre ndërtimin e një porti të ri 2 mld euro në mënyrë që Rama me kompanitë ofshore të përvetësojnë 1.5 mln katror porti”, tha Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura