“Kryeministri bën show me inspektimin e tregjeve”- deputetja e pavarur: Qeveria të marrë masa konkrete se plani financiar është i pamjaftueshëm për …

Mar 26, 2020 | 15:40
SHPËRNDAJE

Deputetja e pavarur, Suzana Topi i ka brë ëthirrje qeverisë që të rishikojë buxhetin e vitit 2020, pasi plani financiar i miratuar nuk mjafton për të përballuar emergjencën shëndetësore që është krijuar për shkak të koronavirusit.

rama 3

Në një reagim Topi thotë se sistemi ynë çalon që te 127 (urgjenca kombëtare), e cila sipas saj nuk ka kapacitetet e mjaftueshme per t’ju përgjigjur njerëzve në nevojë, ndërsa kryeministri bën show me inpektimin e tregjeve.

Reagimi i Topit:

Duke marrë shkas nga shqetësimet e qytetarëve  nē papërgjegjshmërinē e pushtetit lokal  për t’ju përgjigjur nevojave të tyre, si dhe në drejtim të selektivitetit dhe të pamjaftueshmerise së ndihmave të dhëna nga qeveria, shtuar kësaj varferie ankthin dhe stresin e kësaj pandemie që ka paralizuar jetën normale të qytetarëve, Kryeministri  i vëndit tonë bën show duke inspektuar tregjet e Tiranes.

Qeveria duhet të marrë masa konkrete se plani financiar i miratuar është i pamjaftueshëm për emergjencën shëndetësore, mbrojtjen sociale të shtresave në nevojë, si dhe rimëkëmbjen e ekonomise së vëndit duke mbështetur biznesin si motorr të zhvillimit të   ekonomisë  nëpērmjet politikave fiskale dhe monetare.

Urgjentësisht  qeveria duhet të rishikojë buxhetin e vitit 2020 për të anulluar konçesionet e panevojshme.

Shqiptarët duhet të dinë  se :

A ka një studim nëse janë të mjaftueshme kapacitetet spitalore në rast të rritjes sē numurit  tē personave tē prekur me koronavirusin e ri  ?

Janë të mjaftueshëm aparatet aspiratorë  shumë të domosdoshëm për këtë situatë?

Ka kapacitete të mjaftushme të medikamenteve që parandalojnë dhe luftojnë Covid-19?

Do të bëhet depistimi i popullatës për identifikimin e mbartësve për të  izoluar dhe trajtuar në kohē të sëmurēt?

Kryeministri duhet ti përgjigjet shtetarëve për ti qetësuar  për sigurinë  e sistemit shëndetesor në vënd .

Ky sistem çalon që te 127 (urgjenca kombëtare) e cila nuk ka kapacitetet e mjaftueshme per t’ju përgjigjur njerëzve në nevojë.

Të nderuar miq!

Kjo ështe një luftë që ne do ta fitojmë të gjithë bashkë me përgjegjshmërine e secilit nga ne!

Të ndihmojmē mjekēt heronjte e kēsaj situate pasi janē ata në vijēn e parë tē kësaj lufte!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura