“Kryeministri akuzohet për blerje agjentësh”, deputeti i PD për Panorama TV: Rama takoi McGonigal pa praninë e ambasadës amerikane, njollosi emrin e Shqipërisë

Feb 8, 2023 | 13:19
SHPËRNDAJE

Deputeti demokrat Tomorr Alizoti komentoi në Panorama TV skandalin me ish-zyrtarin e lartë të FBI “McGonigal” dhe raportet e tij me kryeministrin Edi Rama.

 

Referuar lajmeve në mediat e huaja, Alizoti tha se kryeministri akuzohet për blerje agjentësh dhe se Rama është takuar me ish-zyrtarin e FBI, Charles McGonigal pa praninë e ambasadës amerikane.

Alizoti u shpreh ndër të tjera se Rama njollosi e emrin e Shqipërisë në botë pasi lajmi është përhapur në të gjithë mediat ndërkombëtare.

“Janë njerëz që nuk kanë poste as certifikatë sigurie për të diskutuar me një njeri që është agjent i lartë i FBI, nuk mund të kryesh takime pa shefin e Sigurisë sepse nëse McGonigal vjen në Shqipëri e takon Ramën si kryeministër. Fakti që erdhi për të takuar Ramën në Shqipëri dhe ka fshehur takimin dhe nuk e di as ambasada amerikane… unë po tregoj një përshkrim të përciptë kemi një skandal që një ndër njerëzit më të rëndësishëm të Amerikës ka takuar kryeministrin.

Politika ka moralin e saj në momentin që akuza është ngritur në Amerikë a ka besueshmëri institucioni i qeverisë, a do të hyjë Rama në burg është një gjë që nuk ia uroj askujt por Kryeministria është cënuar për blerje agjentesh dhe nëse figuron si një njeri që ka ndikuar për të blerë agjentë  edhe këtë e bëjnë vende si Kina apo Rusia që janë me armiqësi me SHBA dhe këtu Rama njollosi Shqipërinë në botë dhe kjo vetëm në Shqipëri ndodh që njerëzit nuk reagojnë, është çështje kombëtare. Rama ulet në tavolina për njerëz të korruptuar dhe akuzohet se njerëzit e tij i kanë dhënë para një njeri si Rama që flet për gjithçka si në kohën e pandemisë e bën për të shfrytëzuar gjithçka dhe për një çështje që është në mediat e të gjithë botës pse nuk vjen në parlament kryeministri”,tha Alizoti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura