“Kryeministër, jep dorëheqjen”- Deputetja e PD: Për shkakun e Ramës, Shqipëria po shahet në gjuhë të huaj! McGonigal ka zhvilluar aktivitet lobimi

Jan 24, 2023 | 21:34
SHPËRNDAJE

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të japë dorëheqjen, pas skandalit me ish zyrtarin e FBI-së, McGonigal, i cili u arrestua një ditë më parë për fshehje të marrjes së 225 mijë dollarë nga një ish agjenti i SHISH  në Shqipëri.

flutura-acka-1-770x433-1

Në dosjen hetimore të publikuar nga autoritetet e drejtësisë në SHBA, McGonigal është takuar edhe me kryeministrin Rama.

Açka thotë se për faj të Ramës, sot Shqipëria po shahet në gjuhë të huaj.

Ajo thotë se “lidhja ndërmjet McGonigal, ish-funksionarit të Sigurimit të Shtetit komunist dhe Edi Ramës provohet nga një seri ngjarjesh”.

Reagimi i Flutura Açkës

Kryeministër, jep dorëheqjen!

E ke me zë e me figurë.

Për shkakun tënd Shqipëria po shahet sot në gjuhë të huaj. Turp!

Nëse ke një fije dinjitet, largohu!

Bashkë me ish-funksionarin e Sigurimit të Shtetit komunist, McGonigal ka zhvilluar aktivitet lobimi dhe udhëtime në Europë në shkëmbim të 225,0000 dollarëve të përfituara nga ish-funksionari komunist. Lidhja ndërmjet McGonigal, ish-funksionarit të Sigurimit të Shtetit komunist dhe Edi Ramës provohet nga një seri ngjarjesh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura