Kryemadhi zbulon prapaskenat: Ahmetaj më tha pse nuk e voton Gramoz Ruçin?

Sep 12, 2017 | 10:30
SHPËRNDAJE

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka komentuar se pse kjo forcë politike vendosi që të mos votojë për zgjedhjen e Gramoz Ruçit si kryetar Kuvendi. E ftuar në emisionin “5 Pyetje nga Babaramon”, Kryemadhi është shprehur se kanë qenë të ndryshme format që i janë ofruar LSI-së, për ti dhënë votën.

MONA

“Jo sepse nuk ka të bëjë me individin personalisht. Emocionet në politikë nuk duhen përfshirë. Mazhoranca e sotme përfaqëson pakicën e shqiptarëve, dhe opozita përfaqëson opozitën e shqiptarëve. Ne atje jemi politikanë të popullit dhe për aktivitetet tona personale janë komplet gjëra të tjera.

Që në seancën e parë opozita tkurret?

Qëndrimit politike kanë të bëjnë me qëndrime politike dhe atë që ti do të përfaqësosh. Rrjedhja e votave është një lojë. Dhe në radhë të LSI-së, ka pasur korrierë të cilët erdhën me luajtën skema të ndryshme duke kërkuar votën.

Çfarë ka ndodhur konkretisht?

U krijuan disa skeme, ku vjen dhe do të komunikosh. Megjithatë kjo është një çështjet që nuk na përket ne.

Miq të tanët personale, të afër të Ramës na kanë kërkuar votën për Ruçin. Unë për shembull me Arben Ahmetaj diskutoja dhe më thoshte që pse nuk voton për Gramozin?

Rama tha se shmangët një rrjedhje të madhe votash duke mos marrë pjëse në votim?

Unë nuk e mendoj kështu, kështu e mendon Rama, pasi do të largojë vëmendjen nga diku tjetër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura