Kryemadhi vazhdon me ‘akuzat’ ndaj Metës: Çfarë na solli qetësia dhe dashuria e tij?

Oct 19, 2017 | 19:52
SHPËRNDAJE

Kryetrja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një intervistë në “Report tv” tha se Edi Rama është mbas gjithë kësaj situate.

kryemadhi per tahirin

“Në Dibër u la kultivimi i kanabisit dhe nëse nuk fitonte PS, parcelat do të priteshin. Marrëveshja Rama-Meta ka patur probleme të shumta. Reforma në drejtësi ishte kushti i marrëveshjes PS-LSI. Nëqoftëse nuk do ishte Reforma në Drejtësi, Rama do të rrëzohej në 2016. Qetësia dhe dashuria e Metës çfarë na solli? Vetëm se bëri një gjë shumë të mirë solli reformën në drejtësi, por nuk dihet a do vazhdojë apo jo”, tha Kryemadhi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura