Kryemadhi tregon kushtin e vetëm për të hyrë në Evropë: Të largohet Edi Rama

Apr 19, 2018 | 10:35
SHPËRNDAJE

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, në fjalën e saj në Kuvend ditën e sotme ka folur për rekomandimin e Komisionit Evropian.

Duke falënderuar komisionerin Hahn dhe Mogerinin, për këtë rekomandim, por përsëri tregoi se Shqipëria duhet që të ketë një integtim real dhe jo vetëm në raporte.

Kryemadhi në fund tregoi kushtin e vetëm që Shqipëria duhet të plotësoj për të hyrëe në Evropë, sipas saj duhet që të largohet Edi Rama.

kryemadhi

Pjesa nga fjala e Kryemadhit

Dhënia e rekomandimit është një lajm i mirë për shqiptarët. Nuk ka asnjë dyshim se  si një 25 vite më parë shqiptarët ëndërrojnë që të jenë pjesë e BE. Ajo që mbetet iluzion është integrimi real në Bashkimin Evropian. Jam mirënjohëse komisionerit Hahn dhe Mogerinit për këtë rekomandim.

Arritje nuk duhet të quhet dorëheqja e gjykatësve dhe prokurorive. Dhe nëse flasim për krimin e organizuar, doja ti kujtoja kryeministri nëse ka bërë ndonjë ndalim apo arresiti të këtyre grupeve.

Të os përmendim as atë që nuk është më sekrete në raporte ndërkombëtare, kanabizimin e Shqipërisë. Kanabizimi është një problem dhe këtë nuk e fsheh dot më askush.

Sot jemi me të varfrës se një vit më parë, mijëra biznese të vogla po mbyllen. Qeveria po mbyll sytë dhe veshët pasi janë të kapur nga oligarkët.

I bëj thirrje që të liroj kuksianët, pasi askujt nuk i hiqet e drejta për të jetuar. Askujt nuk i hiqet frymë atij që ka bizës të vogël, pasi Rama u ka thënë oligrakët se do bëhen zotër të Shqipërisë.

Po ta lexosh me vëmendje raportin është shumë e qartë, Brukeli ka vendosur 7 kushte. Kushti i qartë nga BE është shumë qartë dhe shkruhet: Të largohet Edi Rama.

Nëse bëjmë këtë është shumë mirë për të gjithë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura