Kryemadhi thirrje protestuesve të filmojnë, flet për provokatorë dhe paralajmëron Xhafajn: Ki kujdes

Jan 26, 2018 | 17:27
SHPËRNDAJE

Me thirrje të fortë drejtuar gjithë shqiptarëve të jenë pjesë e protestës së nesërme të opozitës kundër qeverisë dhe Ramës, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, teksa ka garantuar për një protestë të qetë, ka folur edhe për një skenar të mundshëm provokatorësh.

mona

 

“Ftoj gratë dhe vajzat, gazetaret për të protestuar për fyerjen e madhe që Rama i ka bërë medias, duke i quajtur kazan. Prezentë të jenë me familjarët dhe fëmijët e tyre nuk ka për të pasur asnjë dhunë e protestës, e vetmja mund të jetë nga provokatorët, u kërkoj protestuesve të filmojnë cdo provokator, të jenë të kujdesshëm. Dhe ne nga ana jonë do të marrim masat. I bëj thirrje ministrit të Brendshëm, Xhafaj, të jetë i kujdesshëm me deklaratat që lëshon policia se do të ketë probleme, do përballet jo me LSI por me realitetin e dhimbshëm që po kalojnë shqiptarët”- tha ajo.

Basha mbledh aleatët, çfarë do vendoset një ditë para protestës

 

Nje dite para mbajtjes se protestes qe ka thirrur opozita perpara Kryeministrise diten e shtune, sot rreth orës 12:00, kreu i PD-se, Lulzim Basha ka mbledhur ne nje takim aleatët. Takimi po zhvillohet në seline blu dhe ne te marrin pjese aleatet e Bashes.

basha-me-aleatet-2-1

Ne takim ndodhet edhe kryetarja e LSI-se, Monika Kryemadhi, shoqeruar nga deputeti Petrit Vasili dhe Braimllari

Lideri i demokrateve ka deklaruar se opozita ka një strategji për protestën e së shtunës dhe një hallkë e rëndësishme është edhe reagimi i qytetarëve.

Në një lidhje live për emisionin “Opinion” në Tv Klan dje, Basha u shpreh se në fjalimin që do të mbajë përpara protestuesve, do t’u kërkojë që të marrin fatet e tyre në dorë.

“Protesta bëhet kundër padrejtësive, për një ekonomi që funksionon, për një shtet që t’i afrohet Europës.

Qytetarët përballen me një kaos rë vërtetë, 11 shpërthime. Rendi dhe siguria kanë rënë. Jemi në një situatë ku ekonomia po rrënohet ditë për ditë, me shifrat zyrtare që janë të manipuluara, javën e ardhshme do japim provat se si manipulon shifrat Edi Rama. Ekonomia është në kolaps, shqiptarët janë në panik.

E gjithë e keqja është sepse ne kemi një qeveri që nuk jep llogari para njerëzve. Akti i kapjes së kryeprokurorit është akti i fundit i një shteti… Këtu ku kemi ardhur ku nuk ka më zgjedhje, që e kemi faktuar tashmë, skandali i Saimir Tahirit e ka bërë analizën e zgjedhjeve. Shqipëria ka rënë në dorë të krimit. Edi Rama zgjodhi bashkëpunimin me krimin për të ardhur në pushtet dhe vazhdon bashkëpunimin me krimin”.

Kryetarja e LSI nderkohe ka thene disa here ne intervistat e saj ne media se protesta do te jete paqesore, teksa i ka bere thirrje policise te mos provokoje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura