Kryemadhi takon kongresmenin Engel: SHBA, aleat i pazëvendësueshëm

Dec 8, 2017 | 13:06
SHPËRNDAJE

Kryetarja e Levizjes Socialiste per Integrim, Monika Kryemadhi ne vijim te vizites se saj ne SHBA, u prit ne nje takim nga kongresmeni i njohur dhe miku i madh i shqiptareve, Elliot Engel. Takimi u fokusua ne zhvillimet me te fundit politike ne Shqiperi.

mona2

Kryemadhi pasi falenderoj Z.Engel per mikpritjen e ngrohte, vleresoi rolin dhe kontributin e tij te vazhdueshem per Shqiperine dhe shqiptaret, per zhvillimin dhe integrimin Euro-Atlantik te Shqiperise, si dhe per forcimin e shtetit ligjor dhe demokracine ne vend.

Kryemadhi duke u ndalur tek marredheniet mes dy vendeve, theksoi se SH.B.A ka dhene nder vite nje ndihme te jashtezakoshme historike per Shqiperine qe ajo te kaperceje me sukses sfidat e medha me te cilat eshte perballur dhe te hedh hapa te sigurte drejt zhvillimit.

mona1

“SH.B.A eshte aleati yne me i madh strategjik dhe ka nje rol te pazevendesueshem ne historine, te sotmen dhe te ardhmen e Shqiperise” – tha kryetarja e LSI-se.

Gjithashtu, ajo beri nje ekspoze sintetike te situates aktuale politike ne vend duke vene theksin tek problematika e kanabizimit, te trafiqeve, si dhe luftes kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar.

mona

Kryemadhi foli edhe per domosdoshmerine e avanciimit te zbatimit rigoroz te reformes ne drejtesi. “Zbatimi i reformes ne drejtesi ka rendesi jetike per qytetaret shqiptare dhe klasa politike ka pergjegjesi madhore per te mos humbur me kohe ne kete proces”.

mona3

Nga ana e tij, kongresmeni Elliot Engel vleresoi miqesine e kahershme mes dy vendeve dhe popujve tane. Ai konfirmoi mbeshtetjen e SH.B.A ne proceset e metejshme demokratizuese ne Shqiperi si dhe vleresoi rolin e Shqiperise ne rajon si nje faktor stabiliteti dhe paqeje. Gjithashtu, ai theksoi se sfidat dhe reformat e nevojshme per Shqiperine do te kene gjithmone mbeshtetjen e SH.B.A.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura