Kryemadhi takim me qytetarët në Lezhë: Klasa politike duhet të bëjë gjithçka që t’i krijojë mundësi të rinjve të zhvillojnë profesionin e tyre në Shqipëri

Oct 17, 2019 | 20:29
SHPËRNDAJE

 Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar sot një takim me qytetarët në Lezhë. Në facebbok, Kryemadhi shkruan se u ftua nga disa të rinj për të vizituar edhe vendin e tyre të punës.

Ndërsa shpërlanë një foto me të rinjtë, Kryemadhi thotë se Klasa politike duhet të bëjë gjithçka që t’i krijojë mundësi të rinjve të zhvillojnë profesionin e tyre në Shqipëri, ndërsa thekson se LSI ka një program të qartë për të ndaluar largimin e tyre nga vendi.

72669218_2387434294702632_3835222602087923712_o

Postimi i plotë:

Sot gjatë takimeve të mia me qytetarë të qarkut të Lezhës, disa të rinj më ftuan të shkoja në vendin e tyre të punës në Patok. Ishte kënaqësi të shikoje Anxhin, Vasilin, Xhulion dhe shokët e tyre gjatë procesit të punës. Të rinj plot talent dhe dashuri për profesionin e tyre të kuzhinierit. Duarartë dhe plot fantazi, por më dëshpëroi kur dëgjova se ata mund të iknin në Gjermani.

Ne, klasa politike, duhet të bëjmë gjithçka për t’i krijuar mundësitë, që këta të rinj të zhvillojnë profesionin e tyre në Shqipëri, në shtëpinë e tyre. Duhet të ulim taksat për bizneset që punësojnë të rinjtë. Duhet të subvencionojmë punën e të rinjve dhe bizneset e tyre.

LSI ka një program të qartë për të ndaluar hemorragjinë e rinisë, largimin e tyre nga vendi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura