Kryemadhi takim me banorët e Tiranës: Papunësia, çmimet e larta e taksat e rritura, po dëmtojnë familjen shqiptare

Feb 24, 2020 | 21:43
SHPËRNDAJE

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një takim me disa banorë të Tiranës.

Me një shënim në facebook, ndërsa poston foto nga takimi, Kryemadhi thotë se papunësia çmimet e larta dhe taksat e rritura po dëmtojnë familjen shqiptare.

87299592_2656914817754577_4083890234884882432_o

“Njerëzit e thjeshtë janë burimi i forcës dhe misioni i punës tonë, që do vijojmë pa reshtur deri në krijimin e mundësive më të mëdha për rininë”, shkruan mes të tjerash Kryemadhi.

Postimi i plotë:

Papunësia, çmimet e larta, taksat e rritura të bashkive apo ato mbi pronën po dëmtojnë familjen shqiptare.

Ashtu si sot me këta banorë të Tiranës, të cilët ndër të tjera vuanin mungesën e çerdheve dhe kopshteve në zonën e tyre, apo shtrenjtimin e faturës së ujit dhe të transportit publik, ne jemi pranë tyre, shtëpi më shtëpi e në çdo zemër.

Njerëzit e thjeshtë janë burimi i forcës dhe misioni i punës tonë, që do vijojmë pa reshtur deri në krijimin e mundësive më të mëdha për rininë, për biznesin, për punëtorin de familjarin e thjeshtë, që zgjidhja të mos jetë më mes emigrimit dhe nënshtrimit por ta kthejmë Shqipërinë në shtëpinë e gjithë shqiptarëve.

87296573_2656914794421246_2259472308903084032_o 87299592_2656914817754577_4083890234884882432_o

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura