Kryemadhi sulmon prokurorin e Elbasanit: Kërcënon banditët të mbledhin votat për vëllain e vet kandidat të PS

Mar 25, 2021 | 22:33
SHPËRNDAJE

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka hedhur akuza të forta ndaj kryeprokurorit të Elbasanit, Kreshnik Ajazi.

kryemadhi diber5

E ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’, Kryemadhi tha se Kreshnik Ajazi, vëllai i kandidatit të PS në këtë qarkun e Elbasanit, Besjan Ajazi po kërcënon dhe shantazhon kriminelët që të mbledhin vota për vëllain e tij.

Kryemadhi u shpreh se Kreshnik Ajazi ka probleme edhe me drejtësinë një pjesë të të cilave i ka fshehur.

“Unë kam bërë fushatë edhe në 2017-n dhe po bëj fushatë edhe tani në 2021-n dhe mund të them që banditi më i madh në qytetin e Elbasanit është kryeprokurori i Elbasanit, Kreshnik Ajazi, i cili është ai që kërcënon banditët dhe i përdor që të mbledhë vota për vëllain e vet, të cilin e ka kandidat për deputet, të tretin në listën e Elbasanit.

Është ai që ka shtypur një grua në gjendje të dehur në Vlorë dhe ka fshehur dokumentet. Është ai që i është dënuar dhe i kërkohet dënim për të atin, për falsifikim dokumentesh dhe intimidon kolegët e tij prokurorë në Fier. Ky është kryebanditi, sepse po të kesh prokurori dhe polici, nuk ke banda në qytet ti.

Ku ke parë një njeri që nuk ka bukë të hajë në shtëpi, s’ka ilaçe për prindërit që të mos bëhet bandit, kur shikon se si një kryeprokuror të përdor ty si një vegël për të kërcënuar një kundërshtar të vetin politik.

Pra, ne e dimë shumë mirë që po të ketë Prokurori dhe Polici, nuk ka banda. Ky zotëri ka edhe konflikt interesi, sepse duke qenë kryeprokuror i Elbasanit ushtron presion mbi institucionet, mbi bizneset për të marrë vota për vëllain e tij.

Ti kryebanditin e ke aty, zinxhirin e ke të mbyllur. Unë nuk merrem me spaçatorë, unë merrem me kokën. Spaçatorët ikin e vijnë, shkojnë i ofrohen paguesit të radhës. Preja kokën dhe mbaron puna”, tha Kryemadhi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura