Kryemadhi shpërndan kartat e anëtarësisë: Rinia e di kush është partia e të rinjve, ata përfaqësojnë…

Oct 25, 2020 | 16:39
SHPËRNDAJE

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i ka dorëzuar kartën e anëtarësisë disa të rinjve në Tiranë. Në një status në Facebook, Kryemadhi thotë se LSI është partia e të rinjve, ndaj i mirëpresin ata.

kryemadhi

Ajo thotë se të rinjtë nuk janë thjesht anëtarë të LSI, por ata përfaqësojnë vendin dhe të ardhmen.

“Pata kënaqësinë t’i dorëzoja kartën e anëtarësimit Biornit, Endrit, Erindit, Anjës, Frenklit, Sinanit, Roselës dhe Klaudios; disave prej të rinjve të Tiranës që kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e LSI.

Rinia e Shqipërisë e kupton se cila është partia e të rinjve dhe ne mirëpresim secilin të na bashkohet, për të punuar së bashku që t’ja kthejmë vendin të rinjve tanë. Ata nuk janë thjeshtë anëtarë të LSI, ata përfaqësojnë vendin tonë, të ardhmen tonë”, shkruan Monika Kryemadhi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura