Kryemadhi: Rama bën poçe dhe detyron biznesmenët t’ia blejnë me 20 mijë euro

Jan 31, 2018 | 22:21
SHPËRNDAJE

Kryetarja e Lëvizjes  Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi e ftuar në “Arena” në “Ora News” foli rreth protestës së 27 janarit dhe faktit nëse duhej të përdorej dhunë apo jo.

Kryemadhi tha se protesta u zhvillua në fundjavë dhe Rama nuk ishte në zyrë për të cilit ne mund ti drejtoheshim ka thënë Kryemadhi.

monika kryemadhi

Po ashtu Kryemadhi akuzoi kryeministrin Rama se për të justifikuar pasurinë e tij Rama detyron biznesmenët ti blejnë poçet me mijëra eruro

 

“Të shtunën nuk mund të bësh protestë të dhunshme. Të shtunën Edi Rama nuk ishte në shtëpi, ishte tek një studio që bën poҫe dhe i detyron pastaj këta biznesmenët t’i blejnë nga 20 mijë deri në 40 mijë euro në mënyrë që të justifikojë pasurinë e tij”, tha Kryemadhi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura