Kryemadhi publikon videon: Ja se si Rama përpiqet që të grabisë pronat e shqiptarëve, policia…

Jul 7, 2018 | 16:41
SHPËRNDAJE

Kryetarja e LSI, Monika Kyemadhi, ka publikuar një video ku shkruan se Rama po përpiqet që të grabisë pronat e shqiptarëve.

Kryemadhi vazhdon më tej me akuza  dhe shton se  policia është në krah të grabitësve të kësaj prone dhe kundër atyre që e kanë vlerë në bazë të ligjeve.

kryemadhi1]

Postimi i plotë

Video më poshtë tregon qartë se si kryeministri po përgatit grabitjen dhe tjetërsimin e pronës së shqiptarëve, jo vetëm në qendër të Tiranës, por edhe në rrethinat e saj.

Makutëria e tij nuk njeh më asnjë kufi ligjor dhe moral!

Në mënyrë arbitrare policia është në krah të grabitësve të pronës së familjeve shqiptare, që e kanë blerë atë në përputhje me ligjet në fuqi.

Ende pa hyrë në fuqi ligji, sejmenët e Edi Ramës po i turren pronave dhe shtëpive të shqiptarëve duke vjedhur ç’të mundin. Ngjarja flagrante e shënuar sot në Kashar është vetëm fillimi i një procesi që Edi Rama e ka projektuar dhe ka nisur t’a zbatojë që nga Teatri Kombëtar e më tutje.

Kjo monstër politike që nuk njeh më asnjë kufi në vjedhje dhe grabitje duhet ndalur në mënyrë urgjente!

Papërgjegjshmëria dhe perversiteti i tij, jo vetëm politik, prej kohësh po shkatërron, jo vetëm çdo normë, ligj e moral, por tashmë po gllabëron edhe pronat e ligjshme të shqiptarëve.

Ky është momenti kur shqiptarët duhet të ngrihen dhe ndalojnë dorën e këtij satrapi, të cilin nuk e ndal dot as drejtësia e komanduar nga ai vetë.

Video që  ka publikuar Kryemadhi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura