“Kryemadhi po ja acaron nervat Ramës, se po ja heq Lulin nga duart”

Oct 18, 2017 | 14:21
SHPËRNDAJE

Me titullin “Kryeministri duhet të bëjë “shoping” të ri pas humbjes së Metës”, analisti Artur Zheji në një shkrim publikuar në portalin “360gradë”, thotë se Rama e ka humbur Metën, “dhe me sa duket përgjithmonë kësaj rradhe, sepse Meta, ja ka lënë stafetën e partisë Kryemadhit dhe Kryemadhi e ka çuar gazin deri në fund kundër Ramës”.

055800460edefa0210afcbe2db28ea71_XL

 

“Mirëpo situate politike është kurdoherë e paqëndrueshme dhe Rama e di mirë këtë. Kryemadhi po ja rrëmben Bashën para syve, me radikalizmin e saj shembullor.

Se ajo, surpriza politike e kësaj periudhe të mjergullt, po e shtrëngon PD-në të zbresë në fushë-betejë, përndryshe dyshimet e marrëveshjes së fshehtë Luli&Edi, nuk do të zhduken kurrë.

“Kjo dreq Monike, po ja acaron nervat kryeministrit, sepse po ja heq Lulin nga duart!” më thotë një koleg prosocialist plot humor.
Kështuqë Ramës i duhet një shoping i ri.

I duhen blerje të reja si i thonë këto kohë, por pazari politik është varfëruar shumë, andaj thonë se për të shpikur gënjeshtra të reja politike, ka mbledhur këshilltarët në përpjekje për të sajuar ndonjë parti të re, ku do të emërojë ndonjë nga çunat e rinj besnikë. Mundësisht që të ketë edhe universitet privat”, shkruan Zheji.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura