Kryemadhi kërkon shkarkimin e Çakos: Rama gëlltiti çorbën e Sajmirit

Oct 19, 2017 | 13:23
SHPËRNDAJE

Një ditë pas mbledhjes së frontit  opozitar, Monika Kryemadhi ka dalë në bazë për t’I bërë thirrje të gjithë socialistëve që ti bashkohen Lëvizjes Socialiste për Integrim.

kryemadhi berat

Gjatë një takimi me degën e partisë në Berat, ajo tha se socialistët e vërtetë nuk i lidh asgjë me një PS të mbërthyer nga krimi.

“Socialistet te shkeputen nga lidhjet mostruoze te Edi Rames me krimin. Socialistet nuk i lidh asgje me krimin. Socialistet te shkeputen nga monstra kriminale qe e ka lene Shqiperine peng te krimit. Ata jane po aq te rrezikuar sa cdo qytetar shqiptar. LSI te hapi dyert per socialistet qe ndihen te braktisur nga Rilindja e Krimit”, u shpreh Kryemadhi nga Berati.

“Krimi i organizuar po uzurpon ekonomine shqiptare. Edi Rama ka rene moralisht si kryeminister. Tahiri nuk eshte dru i shtrember, por dege ne trungun e kalbur te Edi Rames. Edi Rama kryeqezoi Ps me krimin e organizuar dhe polli Rilindjen. Cako ushtar i krimit. Kupola e krimit te organizuar eshte ne kryeministri. Rama gelltiti corben e Sajmirit, dhe po i bie me qafe policeve te ndershem. Cako i pari qe duhet shkarkuar”, tha me tej Kryemadhi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura