Kryemadhi ironizon programin e PS-së: Nuk duam t’u prishim punë miqve socialistë por…

Sep 12, 2017 | 18:45
SHPËRNDAJE

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka ironizuar ditën e sotme programin e qeverisë “RamaII”. Ajo ka thënë në Kuvend se ky program është një fletushkë.

MonikaMegjithatë, sipas saj, LSI nuk do t’i prishë punë miqve socialistë dhe kërkon më të mirën për Shqipërinë.

“Ne duam të bisdojmë për një program të mirë për Kryeministrin dhe për Shqipërinë. Ne nuk duam të prishim punë aspak aq më tepër socialistëve miqve tanë.

Rama paraqiti një fletushkë qytetarëve. Nuk ka rritje ekonomike të vërtetë pa rritje direkte të të ardhurave te qytetarët. Shqiptarët janë varfëruar më shumë. Sot shqiptari blen më pak bukë se çmimet janë rritur”, tha ajo ndër të tjera, duke akuzuar Ramën edhe për blerje votash.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura