Kryemadhi i përgjigjet Ramës: Nuk kemi frikë nga rrjedhja e votave, ti na solle fletëpalosje si program

Sep 9, 2017 | 21:27
SHPËRNDAJE

Ne nje prononcim per media kryetareja e LSI-së, Monika Kryemadhi pas seancës për votimin e kryetarit të ri të Parlamentit, i eshte pergjigjur Rames, i cili tha se LSI, nga nuk votoi pasi ka frike se i rrjedhin vota.

kryemashi ne mbledhje kryesie

“Absolutisht nuk kishte asnjë lloj frike rrjedhje votash, sepse deputetët ishin aty, kush të donte mund të shkonte të votonte në mënyrë të hapur, por ajo tregonte një vendim të grupit që sot u mor si vendim. Dy ditë më përpara ne kemi deklaruar se nuk do të marrim pjesë në votim” u shpreh Kryemadhi.

A keni një koment për votimin e kryetarit të Parlamentit? LSI nuk mori pjesë në votim, megjithatë z.Ruci u zgjodh me 80 vota

 Ne nuk donim të bëheshim pjesë e kësaj farse, duke patur parasysh që ky proces nuk meriton as votën kundër tonën, sepse është një parlament që është deformuar në raportet e veta, në karriket e tij në sallën e Kuvendit nëpërmjet parave të krimit dhe të drogës, të cilët kanë deformuar vullnetin e shqiptarëve. Kjo është dhe një nga arsyet për të cilën ne nuk morëm pjesë në votim, për të hequr çdo lloj iluzioni dhe çdo lloj gjëje, për të pasur një rezultat të vërtet atë çka ndodh në parlament, dhe për të kuptuar që ajo çka ndodh sot në parlamentin shqiptar do të ndodhi dhe në të ardhmen. Ne sot sapo u prezantuam edhe me një erashkë, me erashkën e radhës së kryeministrit që na ka paraqitur programin. Ky është programi i qeverisë shqiptare, i cili është thjesht si një fletëpalosje, ky është edhe vlerësimi që kryeministri i bën jo vetëm Parlamentit, por edhe gjithë shqiptarëve. Ndjej keqardhje për mënyrën dhe për trajtimin që qeveria e ardhshme do ti bëjë jo vetëm parlamentit, jo vetëm deputetëve, por edhe mënyrën se si do trajtojë procesin e integrimit, zhvillimin ekonomik shoqëror dhe kulturor të këtij vendi, dhe aq më shumë sensibilitetet dhe ndjeshmëritë e shqiptarëve, që çdo ditë e më shumë do ta ndjejnë që po u shtërngohet litari në fyt.

 A mos mendoni se tërheqja juaj nga votimi për kryetarin e ri të Parlamentit mos ishte një lloj frike e LSI për të pasur rrjedhje votash në grupin parlamentar?

Absolutisht nuk kishte asnjë lloj frike rrjedhje votash, sepse deputetët ishin aty, kush të donte mund të shkonte të votonte në mënyrë të hapur, por ajo tregonte një vendim të grupit që sot u mor si vendim. Dy ditë më përpara ne kemi deklaruar se nuk do të marrim pjesë në votim. Çdo deputet ka qenë i lirë nëse do të donte për të marrë pjesë, ashtu sikurse ne nuk i kemi ndaluar asnjëherë deputetët as për tu takuar, as për tu përqafuar dhe as për të pirë kafe, qoftë me socialistë qoftë apo me demokratë. Ky ishte një vendim i grupit të cilët në mënyrë koshiente, dhe në ndërgjegje të plotë secili nga ne e realizoi. Kjo ishte dhe një nga arsyet që ne e tregonim me fjalë që nuk marrim pjesë në votim, pra nuk bëhemi pjesë e votimit, për të treguar se secili nga ne kishte individualitetin e tij në thënien e saj. Ajo çka dua të theksoj është se gjërat nuk janë ashtu siç duken dhe ashtu siç prezantohen ndonjëherë në media, por janë edhe më të thella.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura