Kryemadhi i përgjigjet ftesës së PS për ligjet me 84 vota: Pranojmë vetëm si…

SHPËRNDAJE

“Ftesës tinzare të mazhorancës moniste, për të miratuar një ligj për magjistraturën, kundër rrjedhës llogjike të ligjeve me fuqi i përgjigjemi: Në princip ne nuk bashkëpunojmë me këtë mazhorancë moniste, aq më tepër jashtë tryezës politike pozitë-opozitë. E kanë kot që lodhen nëpër kafene, edhe më të kotë që fabrikojnë lajme për takime jo-institucionale me opozitën. Dialogu politik është institucion, jo pazar!”

Me kete deklarate, qe te plote e lexoni me poshte, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi i eshte pergjigjur fteses qe i ka bere PS per te bashkuar votat per ligjin e Magjistratures dhe Kodin Rrugor.

basha kryemadhi berisha3

POSTIMI I PLOTE

Qeveria e mazhoranca moniste duhet të kuptojë se është përgjegjëse e drejtpërdrejtë e lënies së vendit pa gjykata!

As regjimi i Kim Jong nuk ia ka bërë këtë gjëmë vendit të vetë!

Na vjen keq të konstatojmë se këtë situatë e kishim parashikuar vite më parë, por nuk na dëgjuan. Ashtu siç jemi përgjegjës që lejuam miratimin pa konsensus të ligjeve post-kushtetuese, ligje të cilat kanë krijuar këtë katrahure ligjore në vend!

Ftesës tinzare të mazhorancës moniste, për të miratuar një ligj për magjistraturën, kundër rrjedhës llogjike të ligjeve me fuqi i përgjigjemi:

1. LSI është parti në opozitë me monizmin dhe Rilindjen!

Si e tillë ajo nuk merr vendime të tilla e vetme dhe të pa harmonizuara me partitë e tjera në opozitë.

2. Nëse qeveria moniste do vërtet të kontribuojë në zgjidhjen e kësaj katrahure demokratike, duhet të na ftojë, jo ne si individë, por partitë e opozitës në tryezën e dialogut politik.

Duhen gjetur zgjidhje të plota, afatgjata dhe që garantojnë funksionim normal të drejtësisë.

Ligji për disa kuota studentësh nuk zgjidh kolapsin aktual, por thjesht legalizon korrupsionin e përzgjedhjes së studentëve, korrupsion që po bëhet nga deputetë të mazhorancës moniste.

Mbi të gjitha ky është hapi i fundit i kapjes së reformës në drejtësi nga dora e krimit të organizuar.

3. Në princip ne nuk bashkëpunojmë me këtë mazhorancë moniste, aq më tepër jashtë tryezës politike pozitë-opozitë.

E kanë kot që lodhen nëpër kafene, edhe më të kotë që fabrikojnë lajme për takime jo-institucionale me opozitën.

Dialogu politik është institucion, jo pazar!

Prostitucioni politik shqiptar, edhe pse me ngjyra ndërkombëtare, e ka sjellë në këtë situatë Shqipërinë, pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë dhe pa hapje negociatash, me shqiptarë të varfër, që kërkojnë çdo ditë të largohen nga Shqipëria.

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprak“Do t'u vëmë minat kullave”, Lubonja komenton deklaratën e Bashës: Reagim i mirë, por duhet të...
Artikulli tjetërVetingu/ Dalin shifrat e DSIK: 200 gjykatës e prokurorë, kontakte me krimin

S'KA KOMENTE

Comments are closed.